Trump dështon për herë të tretë ndaj Obama Care

28/07/2017 00:00

Përpjekja e fundit për të rrëzuar ligjin shëndetësor të administratës Obama dështoi bindshëm në senatin amerikan pas një nate dramatike.

Të paktën tre republikanë, pikërisht John Mc Cain, Susan Collins and Lisa Murkovski, dotuan kundër ligjit të presidentti Trump për të cilin duhej një shumicë e thjeshtë që të miratohej. Si rezultat, projekligji i Shtëpisë së Bardhë që duhej të rrëzonte dhe zëvendësonte Obamacare u refuzua nga senati me 51 vota kundër dhe 49 pro.

Ligji i Trump, i cili njihet me nofkën refuzimi i dobët pasi thjesht eleminonte disa nga masat e Obamacare, ishte përpjekja e tretë e dështuar për të eleminuar reformën ish presidenti Obama. Lideri i shumicës në Senato, republikani Mitch Mçonnell, e përshkroi votimin si një moment zhgënjyes. Votimi u vonua dhe u zhvillua gjatë natës, pasi republikanët përpiqeshin që të bindnin anëtarët e tyre që ta votonin ligjin.

Askush nuk priste që John Mc Cain të ishte vota vendimtare në dëshimtin republikan, por ai që dikur njihej si luftëtari i partisë së vjetër, dhe që tashmë përballet me tumor në tru, kishte edhe një suprizë në xhep. Harku i historisë është i gjatë, por duket qartë se anon nga hakmarrja.

Dy vjet pasi kandidati Donald Trump u tall me shërbimin ushatarak të Mçain në Vitenam, duke theksuar se preferon heronjtë që nuk kapen rob, senatori i Arizonës nguli një thikë në planet e Trump për shëndetësinë. “Pavarësisht disfatës tronditëse, votimi sqaroi përfundimisht diçka. Republikanët nuk mund të bien më dakord dhe ose duhet të punojnë me demokratët, ose të lënë shëndetësinë dhe të merren me cështje të tjera si taksat apo infrastruktura.

Top Channel