Vidhnin në fshatrat e Igumenicës, arrestohen 3 shqiptarë

27/07/2017 00:00

Policia e Sarandës ka goditur një grup që kryente vjedhje masive me armë e dhunë të banesave në fshatrat e Igumenicës në Greqi.

Operacioni policor i koduar “Përtej kufijve” çoi në pranga 3 persona ndërsa një i katërt u shpall në kërkim. Kapja e tyre u realizua në bashkëpunim me policinë kufitare greke, ndërsa grabitësit që lëviznin me një automjet tojota kanë tentuar ti ikin uniformave blu. Në momentin e ndalimit në ” qafë gjashtë ” grabitësve iu gjetën 2 pistoleta dhe bizhuteri të ndryshme.

Top Channel