Shkodër, OSHEE kallëzon dy pronarë hotelesh
27/07/2017 00:00
Dega e OSHEE-së në Shkodër, pas kontrolleve të ushtruara në Velipojë, kallëzoi në prokurori dy abonentë privatë, pronarë hotelesh në zonën e plazhit Pulaj.
Sipas një njoftimi për shtyp, dy biznesmenët, Geg V. dhe Ndue K, janë shoqëruar nga policia për në komisarit.
Abonentët kishin ndërhyrë në matës duke manipuluar të dhënat e konsumit. Sakaq, aksioni i OSHEE vijon.
Top Channel