Ministri Demiraj, libër për ISIS. Propozime si duhet mposhtur

27/07/2017 00:00

Ministri I Brendshëm Dritan Demiraj prezantoi librin e tij, “Ngritja dhe rënia e Shtetit Islamik”.

Ky libër sjell një analizë të detajuar të Al Qaedës, ISIS-it dhe grupeve të përfshira në konflikt, që demostruan dhe përdorën terrorizmin në Irak.

Në fjalën e tij, Demiraj tha se libri pasqyron përpjekjet 8 vjeçare të ushtrisë amerikane, britanike dhe policisë, kundër kryengritjes Sunni, si dhe përballjen në tre vitet e fundit të SHBA-ve dhe Rusisë, në luftën kundër Shtetit Islamik.

Në studimin e Demirajt janë përshkruar me detaje sulmet terroriste, vrasjet makabre të ISIS-it, sulmet me makina bombë të improvizuara kundër popullsisë.

Ai sjell propozime konkrete se si duhet mposhtur Shteti Islamik në pikëpamje taktike dhe strategjike.

Top Channel