Bashkia e Tiranës shkarkon 3 krerë drejtorish

27/07/2017 00:00

Bashkia e Tiranës ka kryer këtë të enjte një sërë shkarkimesh në drejtoritë e ndryshme në vartësi të saj.

Kështu, është shkarkuar drejtori i Ndërmarrjes së Punëtorëve numër 3, Artjon Çaushllari; administratori i njësisë së Farkës, Gazmend Kukli; si dhe drejtoresha e Qendrës Sociale të Shkozës, Kajame Guri.

Për momentin nuk dihen motivet e kësaj vale shkarkimi.

Top Channel