Asgjësohen nga policia 507 rrënjë kanabis, 2 të arrestuar në Krujë

27/07/2017 00:00

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Krujës, ndërsa janë asgjësuar 507 rrënjë kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu, në fshatin Brret, në Krujë u gjetën dhe asgjësuan me anë të djegies 507 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Në pranga janë vënë shtetasit Lulzim Kulla 43 vjeç dhe Beram Kulla 61 vjeç, të dy banues në Brret, Krujë. Gjithashtu ka filluar  procedimi penal në ngarkim të shtetasit: F.K.  57 vjeç, banues në Brret, Krujë,  Kryeplak i fshatit Brret.

Top Channel