Demiraj në aksionin antikanabis: Shkatërroni vetë parcelat
26/07/2017 00:00
Duke ju bashkangjitur Policisë së Shtetit në një operacion antidrogë, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për t’iu përcjellë qytetarëve një mesazh antihashash.
“Jemi të vendosur për tolerancë zero për kanabisin, ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve ku e kanë mbjellë në të gjithë territorin e Shqipërisë, ta prishin vetë se do përballen me forcën e ligjin. Më mirë ta prishin vetë se do vuajnë pasojat 10 vjet burgim”, tha Dritan Demiraj.
Operacioni i Policisë së Shtetit i drejtuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, Rebani Jaupi dhe i monitoruar edhe nga Demiraj u zhvillua në fshatin Nivicë në zonën e Backovës. Gjatë këtij operacioni u asgjësuan mbi 2 mijë rrënjë kanabis.
Top Channel