Mercedes do të largohet nga kampionati DTM në fund të sezonit të vitit 2018 për të hyrë në Botërorin e Formula E në 2019 dhe ai që konfirmoi gjithçka ishte vetë Toto Wolff.

“Vitet që kemi qenë pjesëmarrës në kampionatin DTM do të kujtohen gjithnjë si një kapitull shumë i rëndësishëm në historinë e Mercedesit. Dua të falenderoj anëtarët e skuadrës për punën fantastike që kanë bërë duke ndihmuar Mercedes Benz të jetë më i suksesshmi në kampionatin DTM gjatë gjithë kësaj kohe”, tha Wolff.

Kampionati DTM është krijuar në vitin 1988 dhe deri tani janë zhvilluar 26 sezone. Mercedes është bërë pjesë e këtij kompeticioni që nga viti 2000 dhe deri tani ka fituar 10 tituj për pilotë, 13 për skuadra dhe 6 për konstruktorë. Në total Mercedes ka shënuar 183 fitore garash, 128 pole position dhe 540 podiume

Përsa i përket hyrjes në Botërorin e Formula E, Toto Wolff theksoi se Mercedes gjithnjë është tërhequr nga ideja për të provuar eksperienca të reja.

“Në sportet motoristike, duam të jemi pikë referimi dhe të studiojmë projekte të reja inovatore.Formula E është aventure emocionuese. Ne jemi të kënaqur që vendosëm të zgjerojmë horizontet tona dhe të hyjmë në Formula E në sezonin 2019/2020. Kjo do të na japë kohë që të kuptojmë këtë kampionat dhe të përgatitur atë në mënyrë korrekte”, vijoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA