Aurora Borealis, pamje mahnitëse nga hapësira

24/07/2017 00:00

Astronauti i NASA Jack Fischer ka mundur të fiksojë një pamje të jashtëzakonshme të Aurora Borealis mbi tokë.

Videoja e filmuar nga lartësia e 402 km mbi tokë, tregon ngjyrat plot jetë të fenomenit të rrallë, që duken sikur vallëzojnë mbi atmosferën e tokës.

Jack Fischer, aktualisht ndodhet në bordin e stacionit hapësinor ndërkombëtar.

Aurora Borealis është rezultat i përplasjes mes pjesëzave gazoze të tokës dhe lëndës të çliruar nga atmosfera e diellit. Fenomeni është i mahnitshëm dhe shihet më së shumti në zonat veriore të globit…

FOTO GALERI
1/7

Top Channel