Vdekja e turistes ruse, arrestohet i dyshuari

22/07/2017 00:00

Një person është arrestuar pasditen e kësaj të shtune në Ksamil, në lidhje me vdekjen e një dite më parë të një turisteje ruse.

Lajmin e konfirmojnë autoritetet lokale. Vajza 15-vjeçare, e cila ndodhej me pushime me të ëmën, u gjet e pajetë në mes të tre ishujve të Ksamilit, me shenja të dukshme dhune në trup.

Menjëherë hetuesit ndoqën pistën e goditjes nga ndonjë mjet ujor dhe pas ekspertizave të kryera në mjetet e pranishme në plazh identifikuan mjetin e shtetasit Ermal Fataj si përgjegjës për vdekjen e turistes.

Me urdhër të prokurorit të Sarandës, policia ka bërë arrestimin e 31-vjeçarit.

Shtetasja ruse Ksenia Roik, nga Shën Pietërburgu, po lahej me të ëmën në det dhe në një moment u largua me not drejt vendit ku parkohen mjetet lundruese.

Në atë moment një mjet që kaloi dyshohet se e goditi me helikë vajzën, episod ky që u vëzhgua edhe nga e ëma. Trupi i 15-vjeçares u nxorr nga uji pak më vonë me mbërritjen e policisë.

Top Channel