Lezhë, asgjësohen bimë narkotike në Tale. 2 në pranga

21/07/2017 00:00

Forcat e policisë së Lezhës kanë asgjësuar pasditen e së premtes 13 bimë narkotike të mbjella në fshatin Tale.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave lidhur me bimën e kultivuar, e llojit kanabis, janë arrestuar disa persona.

Konkretisht, në pranga kanë rënë shtetasi Kastriot Luka, 43 vjeç dhe kryeplaku i fshatit, Pjetër Luka, kushërinj me njëri-tjetrin.

Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit, për akuzën e “kultivimit të narkotikëve” për 43-vjeçarin Luka dhe “shpërdorim detyre” për kryeplakun e fshatit.

Top Channel