Diçka nuk shkon me Beyonce prej dylli

21/07/2017 00:00

Në Madame Tussauds në Nju Jork vjen dhe statuja prej dylli e divës së muzikës Beyonce.

Statuja është preznatuar këto ditë dhe do të ekspozohet duke nisur nga shtatori, por… ka diçka që nuk shkon.

Polemikat në rrjetet sociale kanë nisur menjëherë pas fotos së skulpturës që u shpërnda në web.

Versioni prej dylli i këngëtares që është bërë nënë e dy binjakëve prej pak më shumë se një muaji ka një lëkurë shumë të bardhë, komentojnë fansat e Beyonce.

Më herët kanë pasur ankesa për punimet e statujave të tyre prej dylli Mariah Carey, Taylor Swift, Kesha, Britney Spears, Lindsay Lohan dhe madje dhe Kate Hudson. Përgjegjësit mbrohen në një komunikatë për shtyp. “Është gjithë faji i fleshit të aparateve fotografikë”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel