Rilidhin energjinë pas ndërprerjes, OSHEE denoncon 13 abonentë
20/07/2017 00:00
Grupi task force i OSHEE që operon në zonën e Vlorës ka denoncuar në polici 13 raste të rilidhjes së energjisë nga debitorë.
Atyre u ishte ndërprerë energjia pasi nuk kishin kryer pagesat në kohën e duhur. Rilidhja e energjisë pasi është ndërprerë nga OSHEE përbën vepër penale.
Ndërkaq OSHEE vijon kontrollet task force dhe në zona të tjera të vendit.
Top Channel