
Dy biznesmenë, pronar hotelesh në Velipojë janë shoqëruar në polici pas kontrolleve të OSHEE-së, për vjedhje të energjisë.
Grupi task force ka ushtruar kontrolle në subjektet debitore dhe ndaj atyre që vjedhin energjinë elektrike.
Në kontrollin e një resorti, në pronësi të M.Gj, rezultoi se matësi ishte prekur duke manipuluar të dhënat, sipas të cilës regjistronte 65 % më pak konsum nga konsumi real.
Kontrollet po ushtrohen në bashkëpunim me policinë, pasi në jo pak raste OSHEE ka hasur në kundërshti, deri në kërcënime nga ana e abonentëve privatë, të cilët vidhnin energjinë elektrike.
Sakaq, një javë më parë, po në bashkëpunim me policinë, OSHEE kallëzoi në prokurori 10 biznesmenë nga Shkodra, Velipoja dhe Shëngjini, si dhe dy elektricistë. Operacioni i OSHEE kundër vjedhjes së energjisë është fokusuar kryesisht në zonat bregdetare.
Top Channel