
Ministri japonez i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Nobou Kishi është takuar me presidentin Bujar Nishani.
Nishani nga ana e tij vlerësoi maksimalisht angazhimin e Japonisë për hapjen e ambasadës së saj në Tiranë, një ngjarje kjo që, siç u shpreh ai, do të thellojë edhe më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.
Nga ana e tij, ministri Kishi shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të vijuar mbështetjen për zhvillimin ekonomik dhe konsolidimin e demokracisë e shtetit ligjor në Shqipëri, si dhe vijimin e angazhimit për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Më pas minstri Kishi takoi dhe kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Ky i fundit vlerësoi ndihmën që Japonia i ka dhënë Shqipërisë, në veçanti në fushën e ekonomisë, infrastrukturës, bujqësisë dhe kulturës, si dhe shprehu bindjen që bashkëpunimet mes dy vendeve do të thellohen në të gjitha fushat.
Një ditë më parë, qeveria japoneze përuroi ambasadën e saj në Tiranë, në një ceremoni të organizuar me zakonet dhe ritet e vendit aziatik, ku të pranishëm ishin edhe ministrat Ditmir Bushati dhe Milva Ekonomi.
Top Channel