Sekreti i të dukurit bukur dhe kur shton në peshë…

18/07/2017 00:00

Femra nga e gjithë bota kanë mbushur rrjetet sociale me fotot e tyre pasi kanë shtuar në peshë dhe duken që të gjitha kaq bukur. Shumë femra i frikësohen peshores dhe në pjesën më të madhe të rasteve shpresa për pak kilogramë më pak mbaron shumë shpejt.

Por tani disa vajza dhe gra, nga e gjithë bota, kanë vendosur të mos shqetësohen për shtimin në peshë. Ato janë fokusuar në ndërtimin e një trupi të fortë dhe kanë zbuluar që një peshë trupore më shumë do të thotë një jetë më e lumtur.

Grupi kryesor i nismës në rrjetet sociale, është i përbërë nga 12 femra, të cilat provuan dietën “proteina ime”, që i ndihmoi ato që të fitojnë peshë përmes një regjimi të shëndetshëm ushqimor dhe ushtrimeve fizike.

Secila prej tyre sot, që jetojnë në vende të ndryshme si: Australia, Spanja, Italia, Tajvani, Ukraina, Sllovenia, Gjermania, Rusia, SHBA-ja dhe Franca, ka peshë më të madhe trupore, por pesha që ato kanë fituar është në muskuj, jo masë dhjamore.

Këto vajza e gra nxiten që të hanë ushqimet e duhura gjatë ushtrimit, në vend që të hahet sa më pak që të jetë e mundur. Thënë ndryshe, bëhet fjalë për stërvitje të mençur, nuk keni nevojë të shpenzoni orë në palestër nëse jeni duke zgjedhur ushtrimet e duhura për fitimin e muskujve.

Nëse kishit vendosur që dietën ta fillonit javën që vjen, ndoshta fotot më poshtë bëhen inspirim që të mos e çoni kohën dëm, por t’i përvishuni punës. Në shkrimin tjetër mund të jetë fotoja juaj…

FOTO GALERI
2/12

Top Channel