
Kryeinspektorja e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit ka shkarkuar nga detyra të gjithë inspektorët e degës së IKMT për Shkodrën dhe Lezhën.
Përgjegjësi i degës dhe gjashtë inspektorët janë larguar nga detyra për shkak të neglizhencës dhe mosveprimit gjatë inspektimit të territorit për ndërtimet pa leje.
Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici është shprehur se tashmë janë nisur nga Tirana inspektorë dhe mjete, për të ndërmarrë veprime të menjëhershme kundër ndertimeve pa leje në zonën e Velipojës, apo në zona të tjera ku janë vërejtur.
Bici siguron se pavarësisht se vendi ndodhet në sezonin turistik, nga ana e IKMT nuk do të ketë asnjë lëshim për kundërvajtësit e ligjit, apo ata që e mbyllin sytë e veshët përballë shkelësve.
Top Channel