Franca në flakë, 550 mijë protestues në shesh/ 1,200 arrestime dhe 150 efektivë të plagosur, 17-vjeçari humb dorën në Saint-Etienne
Turistë të shumtë kamboxhianë vizitojnë një kompleks tempujsh që së fundmi janë shtuar nga UNESCO në listën e trashëgimive botërore, me shpresën se një trafik më i madh turistësh do të forcojë ekonominë lokale.
Sambor Prei Kuk, apo tempulli i pasurisë së pyjeve, në gjuhën kmere, gjendet 206 km në veri të kryeqytetit Phnom Penh dhe përfshin një numër tempujsh, dhjetë prej të cilëve, oktagonalë.
UNESCO thotë se zona është identifikuar si Ishanapura, kryeqytet i perandorisë së lashtë Chenla, një civilizim khmer që lulëzoi në fund të shekujve 6 dhe 7 dhe i parapriu perandorisë khmere.
Rrënojat e tempullit shtrihen në një zonë prej 25 km katror dhe vendi është bërë aktualisht shumë i vizituar nga turistë të huaj. Ceremonia zyrtare dhe festimet për shpalljen e zonës pjesë e trashëgimisë botërore, do të mbahen të hënën në kryeqytetin e Kamboxhias.
Top Channel