Shembet muri në stadium, tragjedi në Senegal

16/07/2017 00:00

Të paktën 9 persona mbetën të vdekur ndërsa me dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e shembjes së një muri në një stadium në Dakar të Senegalit.

Ngjarja tragjike ndodhi në stadiumin “Demba Diop” në kryeqytetin e Senegalit në përfundim të një ndeshje futbolli.

Mediat raportojnë se shkak i shembjes së murit në stadium është bërë përleshja mes dy tifozërive, ku ndërhyri dhe policia duke përdorur gaz lotsjellës.

Mes tifozëve u krijua panik dhe në tentativë për të dalë nga stadiumi kanë shembur edhe murin.

Top Channel