Atentat në Shkodër, plagoset shënjestra dhe dy kalimtare

15/07/2017 13:15

Një vajzë 25-vjeçare dhe një 59-vjeçar nga Shkodra janë qëlluar me armë zjarri paraditen e së shtunës, teksa ishin duke ecur pranë ish-sheshit të 5 Heronjve, në Shkodër.

Përveç tyre, plumbat e qëlluar breshëri goditën edhe shtetasin Donin Lisin, i cili është plagosur në gjoks dhe ndodhet në rrezik serioz për jetën.

Sipas policisë, 32-vjeçari ka qenë shënjestra e vërtetë e këtij sulmi, i ndodhur në mes të qytetit dhe në një moment kur rruga ishte e mbipopulluar.

Shënjestra kishte vetëm një javë që ishte kthyer nga jashtë vendit në qytetin e Shkodrës. Sipas dëshmitarëve, plumbat janë qëlluar nga një automjet me ngjryrë jeshile, i cili më pas është gjetur i braktisur në rrugën e Shirokës.

Policia ka gjetur edhe armën e krimit në një kosh mbeturinash, ndërsa autori i krimit tashmë është identifikuar, sipas policisë dhe po përpiqet të ikë në këmbë drejt Malit të Zi. Në gjithë zonën janë ngritur postoblloqe dhe policia është duke kërkuar pranë kufirit.

FOTO GALERI
1/1
Policia gjen mjetin e autorit te krimit

Top Channel