Bomba me telekomandë, arrestohen dy persona në Elbasan

14/07/2017 10:00

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin “Specialisti”, në kuadër të të cilit janë sekuestruar 3 mina me telekomandë dhe janë arrestuar 2 persona, ndërkohë që një shtetase është proceduar në gjendje të lirë.

Të arrestuarit janë Maksim Hekurani (26 vjeç) dhe Nikolla Roxhe (21 vjeç), të dy banues në Vlorë. Gjithashtu, u ekzekutua urdhri i ndalimit të datës 13.07.2017 ndaj shtetasit Flamur Fejza, 38 vjeç, banues në Elbasan, i cili ndodhet i arrrestuar në D.V.P Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Gjithashtu, ka nisur procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetases A.K., 42 vjeç, banuese në Tiranë.

Top Channel