Sherr mes të rinjsh, dy të arrestuar dhe 4 në kërkim

12/07/2017 00:00

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të martës në ish-Misto Mame ku u plagosën dy të rinj. Policia ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim katër të tjerë.

Policia është njoftuar rreth orës 23.29 nga një telefonatë për të shtëna me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”.

F.F, 25 vjeç, dhe E. F, 25 vjeç kanë qënë duke udhëtuar me një mjet Volksvagen Golf kur janë konfliktuar me M. Gj, 25 vjeç dhe Xh. V, 25 vjeç.

Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve mes tyre. Për pasojë mbetën të plagosur por jashtë rrezikut për jetën Xh.V dhe J. G.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 8 gëzhoja, 4 mjete të përdorura nga autorët dhe dy telefona.

Policia ka vënë në pranga Xhenis Vrapin dhe Jurgen Shakrin për veprën penale të moskallëzimit të krimit. Ndërkohë katër të tjerë janë shpallur në kërkim për vënien para përgjegjësisë penale.

Top Channel