Të paktën 20 hektarë me pishë të butë e shkurre janë djegur nga flakët në fshatin Patin të Bashkisë Klos.

Zjarri filloi mëngjesin e së hënës dhe u përhap deri në vendin e quajtur Qafa e Burrelit. Specialistët e mjedisit thonë se dëmi është tepër i madh, pasi masivi pyjor me pisha të zeza është djegur plotësisht.

Numri i pishave të dëmtuara ka shkuar në mbi 15 mijë rrënjë. Specialistët e Shërbimit Pyjor të Bashkisë Klos, Inspektoratit të Mjedisit, Shërbimit Zjarrfikës të Bashkisë Mat e banorët e zonës e kanë patur të pamudur fikjen e zjarrit për shkak të terrenit tepër të vështirë dhe erërave të mëdha.

Këta të fundit kanë bërë që zjarri të përhapej me shpejtësi të madhe, duke rrezikuar edhe disa banesa në vendin e quajtur Qafa e Burrelit.

E vetmja mundësi për shuarjen e zjarrit është vetëm ndërhyrja nga ajri.

Top Channel