Pogradec, ndërhyn policia, parandalohet vrasja

11/07/2017 00:00

Agjentët e krimeve në komisariatin e policisë së Pogradecit kanë bërë të mundur paraditen e së martës parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti mes dy personave.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se në pranga ka rënë 24-vjeçari Mario Xhangolli, i cili ishte në zotërim të armëve të ftohta dhe kishte sulmuar një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Pogradec-Korçë dhe nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shkak është bërë përplasja e automjeteve të personave të përfshirë në këtë konflikt.

24-vjeçari Xhangolli ka goditur me thikë në krah 28-vjeçarin me inicialet F.M, në përpjekje për ta vrarë atë, kanë thënë burimet. Por ndërhyrja në kohë e uniformave blu ka parandaluar degradimin e sherrit.

Në cilësinë e provës materiale agjentët kanë sekuestruar armën e përdorur nga Xhangolli, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit nën akuzën e “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë”.

Top Channel