Një zhytje mirëqënieje

11/07/2017 00:00

Plazh, diell, ujë i kripur dhe hapësira të mëdha: deti ësht ëvërtetë një koncentrat të mirash, që i bëjnë mirë trupit dhe mendjes.

Siç e dimë trupi jonë ka përbërës thelbësor ujin, dhe zhytja në këtë element transparent stimulon trurin dhe shton lumturinë. Nga oqeani në plazhet e lumenjve, ja disa arsye për të kuptuar se qëndrimi avër ujit përmirëson cilësinë e jetës dhe nxit humorin e mirë.

Rikthimi në origjinë
Lidhjet me ujin kanë origjinë të lashtë. Trupi i njeriut është i përbërë nga 75-80% ujë në lindje që kur rritemi bëhet 70-60%. Kur trupi noton zbulohet një lehtësi e re, muskujt relakson, mendja qetësohet dhe fillojmë të biem në ndjesinë e paqes dhe qetësisë…. ashtu siç kemi qënë në lëngun amniotik të nënës.

Jashtë
Të qëndrosh në ajër të hapur shton prodhimin e vitaminës D, thelbësore për shëndetin e kockave dhe lëkurës. Të ekspozohesh në diell, sigurisht me kujdesin e duhur, është rijetësore, shton metabolizmin dhe rrit nivelin e seretoninës, me efekte mjaft të mira në humor.

Relaks
Një strategji antistres efikase është ajo e një pamje të lidhur me natyrën, që na jep një ndjesi të menjëhershme mirëqënieje dhe na qetëson mendjen. Kjo ndodh sepse aktivizohen zona të trurit të lidhura me rekuperimin e kujtimeve të bukura duke nxitur emocione pozitive.

Top Channel