74-vjetori i Shtabit të Përgjithshëm, Balla: Moment historik
10/07/2017 00:00
Është përkujtuar këtë të hënë në Labinot 74-vjetori i krijimit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional Çlirimtare.
I pranishëm në këtë event, deputeti socialist Taulant Balla vlerësoi se krijimi i kësaj njësie ka qenë një moment i rëndësishëm i Luftës Antifashiste.
“Jemi krenarë për LANÇ. Prej saj Shqipëria u rendit përkrah fituesve të Luftës së Dytë Botërore. Duhet të bëjmë edhe më shumë për promovimin e kësaj pjese të ndritur të historisë sonë kombëtare”, u shpreh Balla.
Top Channel