Selami në Bulqizë: Basha e ktheu PD në monopol

09/07/2017 00:00

Eduard Selami ishte në takim me anëtarësinë e Partisë Demokratike në Bulqizë. Selami u tha anëtareve të PD se Basha e ktheu me kohë Partinë Demokratike në një monopol, duke vendosur për gjithçka vetë.

“Kjo vetëm Republikë e Re nuk është. Ky është një veprim autoritar i së kaluarës që unë mendoj se pandrequr këtë gjë…, Origjinali nuk është Basha, origjinali është miku im Berisha dhe ai i ka bërë këto punë, por ky i çoj edhe më larg, unë flas hapur”, u shpreh Eduard Selami, kandidat për kreun e PD.

Selami tha gjithashtu se duke qenë ai kryetar i PD, kjo e fundit do të ringrihet fuqishëm në të gjithë vendin:

“Ne duam që ta ringrejmë Partinë Demokratike si forcë e parë, aty ku i takon, në të gjithë Shqipërinë. Jam i sigurt që do ta bëjmë”, tha Selami.

Sa i përket marrëveshjes me Ramën, Selami tha se strukturat e partisë duhej të viheshin në dijeni.

“Unë nuk jam dakord, si bëhet kjo. Hajde mbledhim sesionin. Mbledhim këshillin e degës së Bulqizës, ta dimë”, tha ndër të tjera Selami.

Top Channel