Peleshi dhe Balla, në tur dëgjesash

09/07/2017 00:00

Turi i dëgjesave në të gjithë vendin ka vijuar edhe këtë të dielë për socialistët.

Niko Peleshi është ndalur në Drenovë, ku në bashkëbisedim me banorët e kësaj zone, e konsideroi mandatin e ardhshëm qeverisës si mandatin që do të transformojë Shqipërinë.

“Ne duam të kemi një listë me problemet kryesore, me prioritetet. Detyra jonë sapo ka filluar dhe ky takim është pjesë e punës sonë”, tha Peleshi.

Ndërkaq, Taulant Balla është ndalur në Bradashesh për të diskutuar mbi problematikat, por edhe përparësitë që çdo zonë ka për investime.

“Është hera e parë pas 25 vitesh, që pas përfundimit të zgjedhjeve deputeti bashkë me kryetarin e bashkisë dhe me autoritete të tjera vendore rikthehen përsëri në takime me njerëzit, për të identifikuar prioritetet kryesore të cilat ne mendojmë se duhen adresuar”, tha Balla.

Bashkëbisedimi me qytetarët do të vijojë në të gjithë Shqipërinë, ku deputetët e Partisë Socialiste do të duhet të hartojnë një raport përfundimtar lidhur me problemet e banorëve në çdo zonë.

Top Channel