
Qeveria i ka hapur rrugë importeve të energjisë nga KESH-i, duke mirtauar vendimin i cili është botuar menjëherë në Fletoren Zyrtare dhe ka hyrë në fuqi.
Koorporata Elektro-energjitike Shqiptare do të ketë në dispozicion fondin e Bankës Botërore prej 22.4 milionë euro, i cili ka qenë i parashikuar për tu përdorur vetëm në raste krizash energjitike për shkak të thatësirave.
KESH-i duhet të rakordohet me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë për importet, ndërkohë që për korrikun, OSHEE-ja e ka prokuruar tashmë sasinë e energjisë që duhet për të mbuluar furnzimin pa ndërprerje.
Procedura që do të ndiqet nga KESH-i për blerjen e energjisë elektrike do të jetë në përputhje me parashikimet e marrëveshjes së huasë të dhënë nga Banka Botërore, për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike.
Rreth 55% e energjisë që hidhet në rrjet importohet, pasi në kushtet aktuale të thatësirës hidrocentralet e kaskadës së Drinit janë në nivele minimale të rezervës hidrike dhe po prodhojnë nën kapacitete.
Top Channel