Si legjenda legjendës
06/07/2017 00:00
Dy javë më parë, Zinedine Zidane festoi 45-vjetorin e lindjes së tij, një 45-vjetor që e gjeti me trofeun e dytë radhazi të Ligës së Kampionëve si trajner.
E mes shumë dhuratash e urimesh që mori, njëri ishte nga rivali i tij “i përjetshëm” në fushë; Ronaldinho.
“Uroj mikun tim Zidane. Je njëri prej lojtarëve më të mirë ndaj të cilëve kam luajtur. Ndonjëherë fitoja, ndonjëherë humbja, por gjithmonë ishte kënaqësi të luaje kundër një prej lojtarëve më të mirë. Je një kampion i madh, që kupton dhe di si të menaxhojë një skuadër. Gëzuar ditëlindjen miku im!”, ishte mesazhi i Ronaldinhos.
Dy lojtarët janë përballur me dhjetra herë me njëri-tjetrin, si me kombëtaret respektive, ashtu edhe në “El Classicon”.
Top Channel