Fier, kapet falsifikuesi i dënuar në mungesë

06/07/2017 00:00

Forcat e policisë së Fierit kanë arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim nga seksioni i antikrimit financiar.

Sipas një njoftimi për shtyp nga drejtoria lokale e policisë, në pranga ka rënë shtetasi Serges Iljazi, 31 vjeç, banues në  fshatin Portëz të Patosit.

Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi Gjykata e Pogradecit e ka dënuar në mungesë me 5 muaj burg për falsifikim dokumentash.

Top Channel