Arrestohet djali i Vehbi Alimuçës

06/07/2017 00:00

Policia e Tiranës ka vënë në pranga djalin e Vehbi Alimuçës, ish-administratorit të firmës piramidale VEFA.

Artan Alimuçaj është arrestuar nga forcat operacionale, pasi rezulton i dënuar me 4 vite burg për pastrim të produkteve të veprës penale. 

41-vjeçari është dënuar që në nëntor të vitit 2015, pasi rezultoi se kishte fshehur para’ në një llogari në një bankë në Hungari.

Për të njëjtat akuza edhe ish-bosi i VEFA-s, Vehbi Alimuça është dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim.

Top Channel