Kontrolli antikanabis, plagoset aksidentalisht polici

04/07/2017 00:00

Një punonjës policie është plagosur aksidentalisht gjatë kontrollit të territorit për kanabis, në zonën e Sopotit të Delvinës.

Gjatë kontrollit të territorit mbi Palohor në një terren të pyllëzuar e të thepisur, në afërsi të malit Sopot,  punonjësi i policisë B.H, duke kontrolluar në këmbë territorin është rrëzuar aksidentalisht dhe u dëmtua në shpatull dhe kokë.

Menjëherë është transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore,  e më pas është nisur me helikopter drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtori i Përgjithshëm i policisë Haki Çako ka telefonuar menjëherë punonjësin duke i uruar shërim të shpejtë dhe i siguroi se do të merret çdo masë e nevojshme dhe ndihmë mjekësore.

Top Channel