Lezhë, humb jetën në plazhin e Tales pushuesi

01/07/2017 00:00

Një person ka humbur jetën pasditen e sotme në plazhin e Tales, në Lezhë, ku kishte shkuar për të pushuar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, kur pasi kanë parë personin në vështirësi, pushuesit i kanë vajtur atij në ndihmë dhe e kanë nxjerrë nga deti.

Më pas janë lajmëruar shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur shoqërimin në spital të personit, por gjatë rrugës ai ka ndërruar jetë.

Nga verifikimet paraprake ai është identifikuar me inicialet Sh.K, 46 vjeç, nga Kosova. Në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune dhe dyshohet që mbytja të ketë ndodhur për shkaqe natyrale.

Gjithësesi, një grup hetimor është ngritur, i cili po bashkëpunon me prokurorinë e rrethit Lezhë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Top Channel