Digitalb: Ndërroni dekoderat e vjetër SD

28/06/2017 00:00

Në kuadër të përmbylljes së procesit të dixhitalizimit të transmetimeve televizive tokësore në zonat e Tiranës, Kamzës, Vorës dhe Durrësit, Digitalb u rikujton edhe njëherë abonentëve me dekoder të vjetër SD, të blera përpara vitit 2011, që të paraqiten sa më parë në pikat e autorizuara të shitjes Digitalb, për të marrë shërbimin.

Njoftimi bëhet pasi, për shkak të dixhitalizimit të transmetimeve tokësore, abonentët nuk do të mund të shohin më kanalet në frekuencat e reja. Pas marrjes së “software”-t, ata duhet të bëjnë kërkim automatik të kanaleve. Ndërkohë, abonentët me modulë duhet të bëjnë kërkim manual, thuhet në komunikatën e Digitalb.

Gjithashtu, Digitalb fton cilindo të përfitojë edhe nga oferta aktuale: me një abonim 12-mujor familjar apo premium, dekoderi T2 HD merret falas. Për më shumë informacione, ftoheni të vizitoni faqen zyrtare në internet “digitalb.al”.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta