Votimi në Bajram Curri, proces i qetë

25/06/2017 00:00

Shkolla “Besëlidhja e Malësisë” në Tropojë është kthyer në qendër votimi, por në orët e para numri i votuesve ka qenë i ulët. Materialet zgjedhore dhe komisionerët presin votuesit.

Qendra e Bajram Currit është e qetë dhe interesimi për zgjedhjet nuk duket ende shumë i lartë.

Probleme nuk ka patur përveç një kutie votimi që është mbyllur gabimisht.

Por, pak minuta më vonë , në KZAZ-në e Tropojës, thonë se janë kujdesur që të mos ketë probleme dhe fillimi duket i mbarë.

Në qendrat e votimit presin një numër më të madh të votuesve në orët e pasdites.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta