
Një tjetër rast fotografimi i votës është regjistruar rreth orës 14:30 të kësaj të diele në Korçë.
Sipas njoftimit të policisë, e cila ka ndërhyrë në Qendrën e Votimit me nr. 3665/1 pas kërkesës së komisionit të saj, rezulton se shtetasi E.K., 29 vjeç nga Korça, ka fotografuar votën e tij në një veprim që është pikasur nga anëtarët e komisionit.
Ata kanë ndërhyrë menjëherë duke i bllokuar fletën e votimit, ndërsa votuesi është larguar menjëherë nga qendra e votimit.
Policia njofton se, në konsultim me Prokurorinë e Korçës, u kryen veprimet e para proceduriale për këtë ngjarje dhe ka nisur punën për kapjen e votuesit që fotografoi votën.
Pavarësisht se procesi i votimit u ndërpre për pak minuta, ai rifilloi normalisht në këtë qendër.
Top Channel