Tensione në Shëngjin, policia: Nuk ka  të plagosur në spital

24/06/2017 00:00

Në Shëngjin është regjistruar incidenti më i rëndë i zgjedhjeve.

Një komisioner i LSI-së është plagosur pasi është goditur me qytën e pistoletës. Florian Dushku është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar me qytën e pistoletës. Kandidati i LSI-së për Lezhën, Viktor Tusha, ka thënë se ka patur një konflikt të armatosur nga persona të inkriminuar të lidhur me pushtetin.

Në Lezhë ishte dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Ndërsa nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, në një deklaratë për shtyp tha se përgjegjësia për këtë ngjarje bie mbi kryeministrin dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ndërkohë, Policia e Lezhës sqaron se uniformat blu, pasi mbërritën në vendgjarje, gjetën dhe sekuestruan një gëzhojë armë zjarri dhe dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e një konflikti të çastit.

Në Spitalin e Lezhës nuk është paraqitur asnjë person për ndihmë mjekësore dhe policia po punon për vënien para përgjegjësisë të autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA