
Ministri i Brendshëm Dritan Demiraj inkurajon Policinë e Shtetit që të kryejë detyrën ligjore me përgjegjësi dhe përkushtim për garantimin e kushteve të nevojshme për të pasur një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurtë.
Ai ka përgëzuar të gjithë aktorët e përfshirë në këtë fushatë zgjedhore dhe veçanërisht qytetarët shqiptarë për zhvillimin e një fushate të qetë dhe përgjithësisht pa incidente serioze.
Ministri iu bën thirrje punonjësve të Policisë së Shtetit të qëndrojnë larg çdo veprimtarie të paligjshme zgjedhore gjatë ditës së zgjedhjeve.
Të zbatojnë me përpikmëri detyrat që iu ngarkon ligji për Policinë e Shtetit, Kodi Zgjedhor dhe Kodi Penal.
Monitorimi i veprimtarisë së tyre është dhe do të jetë i rreptë deri në përfundim të procesit. Për çdo shkelje të konstuar masat do të jenë të ashpra për këdo të përfshirë në veprimtari të paligjshme.
Ministri Demiraj përgëzon aksionet e Policisë në Shkodër dhe në Vlorë dhe kërkon nga Policia e Shtetit që të veprojnë në mënyrë më të vendosur ndaj personave të përfshirë në shit-blerje votash pa diskriminime partiake.
Ministri Demiraj i kërkon gjithashtu qytetarëve që të denoncojnë në numrin e Ministrisë së Brendshme, 0694137777, qoftë me sms, VvhatsApp apo Viber, si dhe në numrin falas të policisë së Shtetit, 0800 0 129. Ministri u bën thirrje qytetarëve të angazhohen për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të barabartë duke qënë aktiv në denoncimin e shkeljeve ligjore.
Top Channel