Digitalb, abonentët me dekoder tokësor të vjetër të paraqiten në pikat e shitjes

24/06/2017 00:00

Digitalb njofton të gjithë abonentët se po ndodh procesi i dixhitalizimit të transmetimeve tokësore që prekin zonën e Tiranës, Kamzës, Durrësit dhe Vorës.

Për këtë, abonentët me dekoder të vjeter SD, të blerë para vitit 2011, duhet të paraqiten për të marrë shërbim vetëm ne pikat e autorizuara të  shitjes Digitalb, ndërsa abonentet me module, duhet të bëjnë kërkim manual në frekuencat e reja, deri më 30 qershor.

Digitalb njofton abonentet se mund te gjejnë në faqen e internetit të Digitalb, digital.al informacione të detajuara dhe ofertat më të fundit të platformës.

Top Channel