Bulqizë, nis shpërndarja e materialeve zgjedhore

24/06/2017 00:00

Komisioni i KZAZ-së me numër 18 në rrethin e Bulqizës ka nisur shpërndarjen e bazës materiale për procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Konkretisht ka nisur shpërndarja e kutitve të votimit, fletëve të votimit, vulat që do të përdoren nga komisionerët, vulat me kodet e sigurisë dhe elementë të tjerë.

Procesi i shpërndarjes së bazës materiale ka nisur nga KZAZ numër 18 drejt qendarave të votimit të njësive administrative Trebisht, Martanesh, Zerqan, Ostren, Shupenzë dhe në qytetin e Bulqizës.

Sipas kryetarit të KZAZ-së 18, Dylber Murra, procesi nuk ka hasur probleme për 56 qendrat e votimit që i përkasin rrethit të Bulqizës.

Ndërkohë, ai saktësoi se janë plotësuar të gjitha dokumentacionet për komisionerët që do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Top Channel