Tiranë, 7 të arrestuar për mashtrim me kredi

23/06/2017 08:25

Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona dhe shpalli në kërkim një të tetë për falsifikim dokumentesh për të përfituar kredi.

Operacioni “Kredia” u zhvillua pas dokumentimit me prova ligjore se që të 8 personat, në kohë të ndryshme dhe duke përdorur dokumentacion të falsifikuar prej vetë atyre, kanë përfituar kredi konsumatore në shuma të ndryshme pranë një shoqërie financiare që ofron kredi. 

Gjatë operacionit u sekuestruan dy vula të falsifikuara me logon “Instituti i Sigurimeve Shoqërore Tiranë” dhe 8 vërtetime të institucionit të sigurimeve shoqërore të dyshuara të falsifikuara. 

Ndaj personave që dyshohen si autorë të kësaj skeme mashtrimi është bërë kallëzimi në prokurori për “falsifikim i dokumentave, i vulave, stampave dhe formularëve” dhe “mashtrim me kredi” i kryer në bashkëpunim.

Top Channel