Eksploziv policit në Tiranë

23/06/2017 08:55

Automjeti i oficerit të policisë Trim Murataj shpërtheu rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të premteje, në oborrin e banesës së tij në rrugën “Kastriotët”, pranë shinave të trenit në “Kthesën e Kamzës.

Në pjesën e përparme të mjetit tip “Mercedes Benz”, ishte vendosur një sasi e konsiderueshme eksplozivi, ndërsa ngjarja dyshohet se ka lidhje me detyrën e oficerit të policisë së Krimeve të Rënda në komisariatin e Krujës.

Fatmirësisht, nga shpërthimi i fuqishëm, nuk pati të lënduar, ndërsa banorët e zonës janë vënë në alarm dhe kanë lajmëruar menjëherë në numrin e emergjencave 112.

Megjithëse ka deklaruar se nuk ka konflikte, oficeri Murati ka shprehur dyshime se ngjarja mund të lidhje me shkatërrimin e parcelave në malësitë e Krujës.

39-vjeçari më parë ka punuar edhe në komisariatin e Malësisë së Madhe, ndërsa policia po heton edhe pista të tjera. Në vendngjarje janë siguruar edhe disa prova të vlefshme të cilat mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Top Channel