Durrës, lëndë plasëse në zyrën e LSI-së

23/06/2017 08:10

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në një nga zyrat elektorale të LSI-së, në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ndodhi në lagjen 18, pranë kryqëzimit të stadiumit “Niko Dovana”, ku persona ende të paidentifikuar kanë vendosur  një sasi eksplozivi, në hyrje të zyrës elektorale.

Eksplozivi ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale. Policia bën me dije se sasia ishte e vogël, por nuk jep detaje në lidhje me llojin e lëndës plasëse.

Në vendngjarje po kryhen veprimet nga ekspertët antieksploziv. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel