Një 40-vjeçar u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 22:00 në qytetin bregdetar të Vlorës.

Policia gjeti trupin e pajetë të Fatjon Sinanit në banesën e tij në lagjen “Pavarësia”. Ai është qëlluar disa herë me një pistoletë “Bereta”, që është sekuestruar nga policia, ndërkohë që pak minuta pas ngjarjes është ndaluar edhe një 42-vjeçar, i cili dyshohet se është një prej autorëve të vrasjes.  

Autori tjetër ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira, ndërsa policia ka sekuestruar edhe një automjet me targa gjermane, rreth 1 km  larg banesës ku ndodhi vrasja.

Sipas burimeve, viktima Fatjon Sinani, me origjinë nga Tropoja, kishte 4 vite i martuar, por pa fëmijë dhe punonte ku të mundte ose në ndërtim.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel