Dhuna në familje, problem ekzekutimi i vendimeve të gjykatave

14/06/2017 00:00

Ekzekutimi i vendimeve gjyqësore për dhunë në familje mbetet shqetësues në Durrës, duke rënduar dhe më tej gjendjen dhe sigurinë e personave të dhunuar.

“Si avokat të grave të dhunuara në momentin kur gjykata lëshon një vendim gjyqësor që e detyron dhunuesin të qëndrojë larg banesës bashkëshortore, në fund të vendimit nuk parashikohet kush do ta ekzekutojë këtë vendim. Asnjë praktikë nuk është dërguar në Zyrën e Përmbarimit dhe kjo situatë i vendos gratë e dhunuara në vështirësi ekonomike në shumicën e rasteve, në pamundësi për ta ekzekutuar në mënyrë efiçente vendimin e gjykatës. Dhunuesi e viktima qëndrojnë në të njëjtin ambient duke vënë në rrezik sigurinë dhe jetën e të dhunuarës, por edhe të fëmijëve”, thotë avokatja Erisilda Shpata.

Urdhri duhet të ekzekutohet menjëherë nga përmbaruesit, komisariatet e policisë dhe dhunuesi, por në realitet nuk ndodh kështu. Në Zyrën e Përmbarimit Gjyqësor Durrës  thonë se  ligji nuk e lejon që përmbaruesit të nisin procedurat e ekzekutimit pa një kërkesë nga  personi i dhunuar.
 
“Problematika është e njohur, po ne nuk kemi asnjë vendim gjyqësor, asnjë praktikë të ardhur pranë nesh. Por edhe kur kjo ndodh, është kusht që të vijë
Duhet t’i bashkangjitet dhe kërkesa. Gjykata, ose avokati i palës duhet ta informojë palën për procedurën standarde që duhet ndjekur”, thotë Iva Kujofsa, përmbaruese gjyqësore.

Gjyqtarët, sipas ekspertëve, duhet të lëshojnë në të njëjtën kohë me urdhrin e mbrojtjes edhe një urdhër ekzekutimi për të lehtësuar zbatimin. Vitin e kaluar, në Gjykatën e Rrethit Durrës u shqyrtuan mbi 420 çështje me objekt lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për viktimat e dhunës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA