Vrasja e shqiptarit në Ekuador, Krimet e Rënda dhe policia në lëvizje

06/06/2017 00:00

Ekzekutimi i gjashtë ditëve më parë i një personi në Guajakuil të Ekuadorit, që dyshohet se ka shtetësi shqiptare ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Një burim konfidencial tha për Top Channel se prokurorët i kanë kërkuar informacion Policisë së Shtetit në lidhje me këtë ngjarje, përderisa mediat e vendit latin raportojnë se krimi nuk ka ndodhur për motive banale, por për pazare droge.

Por gjithashtu policisë i është kërkuar të dorëzojë të dhënat për këtë shtetas, i cili nga dokumentet e gjetura quhet Ilir Hidri, por që dyshohet të jetë një identitet i rremë. Ne kërkojmë, thanë prokurorët, të mësojmë a është viktima i skeduar në fushën e krimit.

Por ajo që është më e rëndësishme ka lidhje me enigmën që shtrojnë mediat në Ekuador, se viktima ka qenë një agjent i infiltruar. Pikërisht në këtë pikë prokurorët presin një përgjigje nëse kanë përfshirë apo jo autoritetet shqiptare në hetime ndërkombëtare ndonjë agjent. Ekzekutimi i shqiptarit u raportua nga gazeta “El Universo”, sipas të cilës një 36-vjeçar me identitet Ilir Hidri nga Vlora u ekzekutua pas shpine pranë bashkisë së lokalitetit Grau Riz.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta