Të veshësh këpucë pëllumb (FOTO)

30/05/2017 00:00

Një stiliste japoneze ka përdorur setin e tij të veçantë të aftësive për të qënë më afër grupit të pëllumbave në parkun e qytetit ku jeton.

Kyoto Ohata dëshiron të jetë më afër këtyre zogjve pa i trembur ata. Për këtë ajo ka një ide të çuditshme, pikërisht një palë këpucë që ngjajnë si pëllumb.

Ajo i dizenjoi, i prodhoi dhe i veshi këto këpucë duke sjellë dhe habinë e atyre që e shihnin.

Në fotot e postuara në BoredPanda disa pëllumba i afrohen pa frikë këpucëve të saj në Ueno Park në Taito të Japonisë dhe duket se stilistja ia ka arritur qëllimit.

Njerëzit në park u impresionuan nga kjo, dhe ndalonin të bënin foto. Më pas në faqen e saj ajo shkruan se tërhoqi më shumë njerëz se zogj.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta