Ariana Grande: Do të kthehem në Mançester!
26/05/2017 00:00
Këngëtarja amerikane Ariana Grande do të kthehet në Mançester për një koncert bamirësie për viktimat e sulmit terrorist të ndodhur të hënën.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Twitter.
“Do të kthehem në qytetin e mrekullueshëm dhe kurajoz të Mançesterit për të kaluar kohë me fansat e mi dhe për një koncert bamirësie në nder dhe për të mbledhur fonde për viktimat dhe familjet e tyre”, ka thënë këngëtarja.
Grande ka saktësuar se po punon për detajet e takimit të ri dhe sapo ato të konfirmohen do t’i ndajë me ndjekësit e saj.
“Zemra ime, lutjet dhe ngushëllimet më të sinqerta të saj janë për viktimat e sulmit”, është shprehur më tej këngëtarja.
Top Channel