3 milionë dollarë plastikë bashkë

26/05/2017 00:00

Një agjenci modelingu në Los Anxheles ka vendosur që të bëjë bashkë grupin e personave që kanë më shumë plastikë në trupin e tyre.

Bëhet fjalë për ngritjen e një “reality show” që do të bëjë bashkë të gjithë personat që janë bërë të famshem për dhjetra e dhjetra ndërhyrjet për të modifikuar pamjen dhe linjat e tyre trupore.

Në total do të jenë 12 të tillë, përfshirë ata që njihen si “Ken Dolls”, Rodrigo Alves dhe Justin Jedlica, sozia e karakterit të animuar Jessica Rabbit, Pixee Fox, e fiksuara pas Kim Kardashian, Jennifer Pamplona dhe “alienja” Vinny Ohh.

Në këndvështrimin e këtyre njerëzve, ata janë dikush tjetër pasi shpirti i tyre ka lindur në trupin e gabuar.

Nëse do të mblidhet kostoja totale e ndërhyrjeve të kryera nga 12 personat, vlera do të ishte rreth 3 milionë dollarë.

FOTO GALERI
2/17

Top Channel